Rike Roçi është kthyer në një intervistë pas një kohe të gjatë në “Mos i bjer me top”.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka komentuar disa nga personazhet e famshëm, me të cilët ka pasur raporte apo ka krijuar varësisht rrethanave.
Ajo ka folur edhe për Gjestin, fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Theksoi se e ka parë te një festë pas Big Brother, por që ka qenë vazhdimisht i rrethuar me roje sigurie dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer modeles.
“Gjestin e kam parë për herë të parë te festa e Top-it, por ishte i rrethuar me shumë çuna dhe unë adhuroj thjeshtësinë te një personazhi. Rri më i thjeshtë më mirë aty në tavolinë ishim vetëm femra nuk do e hanim”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Respekte por më bëri përshtypje kjo gjëja që ishte i rrethuar sepse thjeshtësia robin e bën më interesant”.
Rike po vazhdon të jetë mes Shqipërisë e Italisë, për shkak se jeton atje me familje.