fbpx

Rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

nga Revista Kosovarja

Pas eliminimit nga BBVA Kiara po vazhdon të përfolët për secilin veprim duke përfshirë edhe jetën private.

Një romancë e përfolur muaj me parë me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar Leonard Koka, Roni Koka është kthyer sërish në fokus.

Në foto që të dy kanë publikuar në Instagram-et e tyre përkatëse kanë nxitur dyshimet se ata kishin kaluar pushimet së bashku në Greqi.

Si Kiara ashtu edhe Roni kanë të publikuara foto ku shihen në vende të njëjta në të njëjtën periudhë kohore në lokacionet e ishujve grek si Santorini dhe Mykonos.

Kujtojmë që edhe gjatë kohë se ishte në BBVA, u duk se Kiara iu referua kësaj lidhje me Roni kur tha se kishte dalur me një person në vetëm një takim, por pjesa tjetër e zërave u shtuan nga ai, pasi ishte në të njëjtin rreth shoqëror me të prezantueses.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse tani që është jashtë BBVA, Kiara do të flas edhe një herë për të sqaruar këto raportime. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]