fbpx

Rikthehet brenda “Big Brother VIP” historia e Donaldit me Borën: Po të duash ta lësh, nuk i dërgon varëse…

nga Revista Kosovarja

Takimi mes Donaldit dhe Borës brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania vazhdon të diskutohet akoma edhe pas kaq kohësh që ka ndodhur.

Ish-partnerët patën një takim që dha shpresë të madhe për një rikthim mes tyre pas disa muajve të ndarë nga njëri-tjetri.

Donaldit nuk i mjaftoi vetëm kaq por me rastin e tre vjetorit të lidhjes i dërgoi asaj varësen e tij.

Teksa Bora tha se po e priste jashtë për të sqaruar gjërat, ai nisi papritur lidhjen me Beatrix Ramosaj.

Kjo histori është rikthyer brenda ambienteve të BBV nga Einxhel dhe Beniada, që e kanë diskutuar me njëra-tjetrën.

Beniada deklaroi se natën kur Bora kishte hyrë në shtëpi, Donaldi dridhej nga emocioni.

Ndërsa Einxhel tha se i është dukur si takim lamtumire.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Nuk më është dukur një takim pajtimi

Beniada: Unë e pashë si një takim, për të mbyllur një kapitull dhe për të nisur një kapitull të ri. Se në momentin që ti e puth vajzën e huaj… po ti a ishe aty, unë e kam parë se isha afër Donaldit, e shikoja se dridhej, me sy të kuqur, kur e ka parë…

Einxhel: Ka qenë një person për të cilin ka pasur ndjeshmëri. Ndoshta e ka kuptuar që ai ishte fundi, ti do të nisësh një emocion të ri

Beniada: Po do që ta lësh mbrapa nuk i çon një varëse.

Më pas ato e komentuan lidhjen e Donaldit me Beatrixën.

Beniada tha se Donaldi e ka kuptuar se lidhja me Borën ka përfunduar, kur ka filluar t’i pëlqejë Beatrixa, ndërsa Einxhel tha se njohja me Trixën për Donaldin ishte një “boom” shprese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]