Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rikthehet makthi i koronavirusit në Kinë, mbyllen klubet dhe restorantet

nga Revista Kosovarja

Kina në fillim ishte epiqendra e sëmundjes vdekjeprurës të koronavirusit e cila mori mijëra jetë njerëzish. 

Mbi artikull

Para disa ditësh nuk pati asnjë rast të prekur me koronavirus dhe u bë me dije se të gjithë personat u shëruan.Mirëpo mesa duket ky makth nuk do të marrë fund për Kinën pasi mediat e huaja raportojnë se ai është kthyer përsëri.

Qeveria e Hong Kongut ditën e sotme ka urdhëruar mbylljen e klubeve dhe të restoranteve për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit pasi ditët e fundit janë regjistruar 802 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë në izolim total është vënë krahina e Jia, krahina e Hubeit, është epiqendra e pandemisë. Banorët e zonës do të marrin leje për të dal nga shtëpia dhe për të shkuar në punë, por para kësaj atyre do u matet temperatura dhe do të vendosin masa mbrojtëse.

Moneytizer Paragrafi 4

Në rang global mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona.Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona.

Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]