fbpx

Rikthehet në skenë pas arrestimit të bujshëm, Elsa Lila ka një mesazh

nga Revista Kosovarja

Pas bujës që bëri arrestimi i saj në Itali, Elsa Lila rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës.

Ajo do të konkurrojë me këngën e titulluar “Evita”.

Vetë këngëtarja ka reaguar pak ditë para festivalit duke falenderuar fansat për mesazhet e shumta.

“Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, ka shkruar ajo krahas postimit që ka marrë shumë komente nga ndjekësit, ku shprehen se mezi presin ta shohin në skenë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]