fbpx

Rikthim i pazakontë: Sandalet me detaje që tërheqin vëmendjen

nga Revista Kosovarja

Sandalet e njohura që na kanë shoqëruar që nga fëmijëria po rikthehen në një pamje të re dhe ndryshe. Jemi të sigurt se çdo grua do të dëshirojë t’i ketë në koleksionin e saj, veçanërisht këtë verë që kemi përpara

Ashtu si çdo sezon i verës që sjell prurje të reja në modë, edhe kësaj radhe, përveç modeleve klasike, do të shfaqen edhe disa më trendi.

Bëhet fjalë për sandalet me litar, një stil që pritet të bëhet hit në kombinimet e përditshme dhe të lira të kësaj vere.

Sandalet me litar, ashtu siç e thotë edhe vetë emri i tyre, karakterizohen nga një litar i hollë që zëvendëson rripat klasikë prej lëkure apo materiali plastik.

Ato shfaqen në ngjyra neutrale si e zeza dhe kafeja, por janë shumë më të zakonshme në nuanca të ndezura si portokallia, e kuqja, jeshilja e të tjera

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]