fbpx

Rikthimi i parkingut të uzurpuar përballë Kuvendit, flet drejtori Dushi

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, për IndeksOnline tregoi se këtë mëngjes janë duke liruar një hapësirë të uzurpuar që 20 vite, përballë Kuvendit të Kosovës.

Dushi bëri të ditur se ajo është pronë e komunës, dhe nuk duhet të shfrytëzohet nga persona që nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë.

“Drejtoria e Inspeksionit është duke ekzekutuar një vendim të drejtorisë së pronës për lirimin e parcelave komunale brenda asaj hapësire, është bëre evidentimi nga ana e drejtorisë së pronës paraprakisht, është nxjerrë vendimi prej drejtorisë qendrore dhe ne jemi në fazën e ekzekutimit të atij vendimi, të atij lokacioni për t’u mos shfrytëzuar edhe më tutje nga personat që nuk kanë asnjë të drejtë të shfrytëzojnë pronën e komunës”, ka thënë Dushi për IndeksOnline.

Ndërsa, se për çfarë do të shfrytëzohet më pas ajo hapësirë, Dushi tha se nuk është pjesë e drejtorisë së Inspeksionit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]