fbpx

Rina kërkon ndihmën e fansave

nga Revista Kosovarja

Ajo tashmë ka rrëmbyer zemrën e publikut me këngët e veçanta që po publikon së fundmi.

Pas lansimit në treg të këngës së fundit “Zjarr” ajo kishte paralajmëruar se do të niste punën për projektet e reja muzikore.

Kurse tashmë duket se ajo ka përfunduar një këngë të ‘zjarrtë’ e cila do të jetë pjesë e albumit të cilin sipas saj do t`a publikoj gjatë vitit 2021.

Rina gjithashtu kërkoi ndihmën e fansave të saj për titullin e albumit.

“Kam përfunduar një këngë e cila do të jetë pjesë e albumit për vitin 2021, më dhuroni ide për emrin e albumit”, shkroi Rina në Instastory.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]