fbpx

Rina poston fotografi nga dukja në maturë dhe zbulon se ajo ishte përgatitur pa ndihmën e askujt

nga Revista Kosovarja

Si një nga reperet me moshën më të re në estradë, vëmendja nuk i mungon asnjëherë.

Me zërin e saj bëri për vete shumë mosha të ndryshme shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Duke qenë aktive në rrjetet sociale, Rina nuk mungon me postimin e imazheve të ndryshme ku shfaqet edhe provokuese.

Së fundi, si rrallë herë, Balaj ka postuar një fotografi nga luku i saj në mbrëmjen e maturës.

Me flokë të shkurta, një fustan që i zbulonte këmbën dhe me dekolte të hapur, vihet re se stili i saj ka qenë i tillë që në moshën 18 vjeçare.

Unike dhe në formë të mirë, artistja zbuloi tutje se ajo i ka bërë e vetme modelin e  tillë të flokëve, thonjtë si dhe grimin, duke theksuar se ishte hera e parë për të, por ja që ia kishe dalë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]