fbpx

Risjellja e ‘Pyes lotin’, kompozitori: Mos më bëni pis këngën…

nga Revista Kosovarja

Në natën e dueteve në Festivalin e Këngës, Elsa Lila dhe Capital T risollën një version të ri të këngës hit “Pyes lotin”.

Por, ky ripërpunim duket të mos i ketë pëlqyer aspak kompozitorit të këngës.


Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, i indinjuar.

Valentin Veizi i ka bërë thirrje këngëtarëve që mos t’ia bëjnë pis këngën, duke kërkuar mes tjerash edhe që RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”.

“Këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit”, thotë mes tjerash Veizi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]