137
Dy yjet nga Kosova me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa mbrëmjen e sotme do të jenë bashkë.
Kështu na lanë të kuptojmë nga postimet e tyre në Instagram, ku kanë treguar që ndodhen në Brazil.
Në mesin e shumë yjeve me famë botërore, edhe Rita e Dua janë ftuar të marrin pjesë në festivalin e madh muzikor, “Rock in Rio”, i cili mbahet në Brazil.
Kjo do të jetë hera e parë që dy yjet mund t’i shohim në të njëjtën skenë, në të njëjtën ditë.