fbpx

Rita elektrizon publikun në Eurovision, shkëlqen me paraqitjen e saj

nga Revista Kosovarja

Rita Ora ka qenë e ftuar për të përformuar sonte në gjysmëfinalen e parët ë Eurovisionit.

Ajo ka përformuar këngën e saj më të re “Praising You”, teksa publiku është elektrizuar nga kjo përformancë.

Me klas, shumë simpatike dhe profesionale si gjithnjë, përveç se zotëronte skenën, Rita zotëronte edhe zemrat e audiencës.

Rita ishte e veshur me të zeza për përformancën e saj, njëswoj siç ishin veshur edhe dhjetëra balerinët që e shoqëronin në skenë.

Kjo është paraqitja e saj.

“Wow, çfarë nderi dhe momenti të jem në skenën kryesore të Eurovision duke interpretuar disa nga këngët e mia të preferuara dhe këngën time të re “Praising You”. Faleminderit skuadrës, Liverpoolit, Fat Boy Slim, dhe sigurisht juve, fansave të mi të jashtëzakonshëm. Shpresoj se ju pëlqeu aq shumë sa mua më pëlqeu ta performoja. Dërgoj dashuri për të gjithë ata që shikojnë në të gjithë Evropën dhe natyrisht në Ukrainë. Qëndro e fortë, të gjithë të duam” ka shkruar Rita pas përformancës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]