Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita ka një urim special për festën e Krishtlindjes

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi festive.

Artistja pozoi pranë pemës së Vitit të Ri, teksa shihej e veshur me veshje sportive, tërësisht të zeza, ndërsa dukej shumë e lumtur.

Më anë të këtij postimi, ajo shfrytëzoi rastin t’i uronte besimtarët e krishterë për festën, duke iu uruar të gjitha të mirat.

“Gëzuar Krishtlindjet 🎄 ju dërgoj dashuri dhe dritë ❤️ Të gjithë e meritojnë atë pak dashuri dhe magji të Krishtlindjes, ju uroj të gjitha të mirat”, shkruan Rita.

Moneytizer Paragrafi 4

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Këngëtarja gjatë këtij viti ka qenë pasive në muzikë, por aktive në biznes, duke bashkëpunuar me brende të njohura, siç është “Shoe Dazzle”.

Kujtojmë se ajo para pak ditësh ishte cak i kritikave, për shkak se theu rregullat e bllokimit në kohë pandemie.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]