fbpx

Rita Ora bëri urimin e veçantë për festën e 28 nëntorit

nga Revista Kosovarja

Dje (e diel) u festua dita e 28 nëntorit, me atmosferë dhe ahengje të organizuara në qytete të ndryshme shqiptare.

Figura të rëndësishme publike uruar popullin shqiptarë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan as ato nga yjet shqiptare të muzikës botërore.

Në mesin e artisteve me renome ndërkombëtare që ka uruar Festën e Flamurit, ishte edhe Rita Ora, e cila ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në orët e mbrëmjes.

Këngëtarja shqiptare postoi dy imazhe, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar.

Ndërsa foto e yt e shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, që e solli në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna, në të cilin ajo paraqitet me veshje kombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]