fbpx

Rita Ora do publikojë këngë në shqip?

nga Revista Kosovarja

Së shpejti mund të kemi një surprizë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Kur ajo pyetet për origjinën e saj, asnjëherë nuk heziton të flasë për rrënjët shqiptare. E kjo që thamë më sipër ka shumë lidhje me surprizën që ju paralajmëruam.

Kënga e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një këngëtare në rrjetin social TikTok, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe. Këtë video e ka pikasur edhe Rita, e cila e ka postuar në rrjetet e saj sociale.

“Ide e mirë. Qëndroni në pritje” shkroi Rita, duke na lënë të mendojmë se ajo mund të sjellë edhe versionin shqip.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]