fbpx

Rita Ora duket e zjarrtë në foto falë përdorimit të photoshop-it

nga Revista Kosovarja

Fansat e Rita Orës janë të bindur që këngëtarja ka përdorur fotoshop, në fotografit seksi që ka postuar së fundi.

Këngëtarja e “Let Me Love You” 29 vjeçare, postoj në Instagram të martën disa imazhe nga stërvitjet ditore, por shumë shpejt ribotoi ato përsëri pas gabimeve gjatë ndërhyrjes në foto.

Në postimet e para, Rita shihet e veshur një sytjena të bardhë sportive duke theksuar gjoksin e saj seksi. Këngëtarja aksesoi veshjet e saj të stërvitjes me një varg gjerdanesh prej ari.

Në fotografinë e dytë shfaq trupin e saj joshëse, duke fshehur fytyrën, është kjo e cila ka tërhequr vëmendjen e fansave, sepse një hije tek dritarja pas saj nuk duket e drejtë duke bërë që fansat të mendojnë se fotografia është e fotoshop-uar.

Tifozët me sy shqiponjë dalluan dritaren pas yllit dhe bën komente të ndryshme lidhur me këtë.

Por më pas duket se këngëtarja vërejti reagimet, duke e fshirë shpejt postimin para se të shtonte përsëri fotot pa ndërhyrje.

Edhe kjo nuk i bëri fansat të lumtur që kritikuan Ritën për heqjen e fotografive origjinale.

Pavarësisht nga reagimet, shumica e tifozëve duartrokitën trupin e tonifikuar të Ritës dhe e komplimentuan atë.

Ndryshe, këngëtarja ka kaluar kohën e pandemisë në shtëpinë e saj në Londër bashkë me miqtë e saj.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]