fbpx

Rita Ora duket magjepsëse në veshjen unike gjatë paraqitjes në festivalin “Glastonbury”

nga Revista Kosovarja

Rita Ora tërhoqi vëmendjen në Festivalin Glastonbury në Somerset të premten (24 qershor).

Këngëtarja, 31 vjeçe, mori vëmendje me një bluzë rozë me modele lulesh, të cilat i bashkoi me një palë pantallona të ngushta të zeza.

Kjo vjen pasi u raportua se Rita do të lidhë kurorë me të dashurin e saj, Taika Waititi në një ceremoni private pasi vendosën që ata donin të martoheshin.

Ajo kishte një aksesor me një rrip lëkure, si dhe një palë çizme, ndërsa në fytyrë kishte vendosur syze dielli me platformë.

Krijuesja e hiteve “Anywhere” vazhdoi paraqitjen e saj elegant me një koleksion gjerdanësh prej guri dhe la flokët bionde në një stil kaçurrela të mrekullueshme.

Më pas artistja u mbështjellë me një xhaketë të kuqe piloti mes erës së verës, ndërsa mbante një kapele të zezë bejsbolli në dorë, shkruan DailyMail.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]