fbpx

Rita Ora duket me shumë stil në New York, ndërsa del në rrugë pa makijazh

nga Revista Kosovarja

Rita Ora dukej sensacionale të mërkurën, teksa doli në New York me një tjetër veshje të veçantë.

Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një xhup me kapuç të zi dhe një palë xhinse të zakonshme blu, shkruan DailyMail.

Duke mbajtur larg të ftohtin, ajo u mbështoll në një pallto lëkure të zezë shumë në modë dhe i shtoi dukjes shkëlqim me një palë çizme të zeza.

Flokët e saj bionde ishin të stiluar në kaçurrela të rregullta që i binin mbi supe, teksa e mbajti vezullimin larg me një palë syze dielli.

Ylli i muzikës pop zgjodhi të ishte pa makijazh, duke lejuar që bukuria e saj natyrale të vihej në pah.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]