fbpx

Rita Ora duket tërheqëse edhe në kafene, teksa shijon mëngjesin me mikun e saj në Los Angeles

nga Revista Kosovarja

Thuajse të gjithë e kanë zili për veshjet e saj të bujshme derisa edhe fitoi çmim për veshjen më të veçantë.

Dhe Rita Ora u shfaq me një tjetër pamje elegante të enjten kur gjatë një udhëtimi, bëri një ndalesë në ‘Beachwood Cafe’ të Hollywoodit.

Këngëtarja 30-vjeçare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të përzgjedhura, ndërsa ishte e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan.

Ylli i muzikës pop tregoi stilin e saj të çuditshëm me një shami të kuqe në kokë dhe syze dielli të mëdha të zeza, me flokët e saj bionde që i binin mbi supe.

Ajo kishte veshur me krenari një bluzë të zbukuruar me portretin e Madonnës, teksa e tregonte me krenari bluzën gjatë kohës kur pinte kafe.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” gjithashtu siguroi që 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram të kenë një pasqyrë të menysë së kafenesë, duke treguar një pjesë të patateve të skuqura dhe petullave me çokollatë që po konsumonte.

“Do të jem në kafene nëse dikush ka nevojë për mua”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Këngëtarja e famshme britanike Charlie XCX iu përgjigj, duke shkruar: “Prisni, unë isha fjalë për fjalë atje sot”.

‘Beachwood Cafe’ ofron ushqime të freskëta nga ferma në tavolinë në lagjen historike Beachwood Canyon të Los Angelesit – një vend për të cilin Harry Styles këndon në këngën e tij hit të titulluar “Falling”.

Teksti është si më poshtë: “Jam i vetëdijshëm që shkruaj shumë këngë për ty dhe kafeja po del në kafenenë ‘Beachwood’”.

Tabloidi britanik The Sun raportoi së fundmi se këngëtarja me origjinë shqiptare ia ka prezantuar familjarëve të dashurin e saj të ri, Taika Waititi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]