fbpx

Rita Ora e bukur dhe me stil

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është parë dje në “Big Apple” derisa mori vëmendje me dukjen e saj të veçantë.

Derisa kishte zgjedhur një veshje plot stil, bukuroshja 32-vjeçarja, nuk iu shpëtoi paparazzeve për t’i shkrepur disa fotografi.

Rita veshur mbante një xhaketë me dekorime të materialit xhins, ndërsa e kompletoi me një bluzë të shkurtër pantallona lëkure dhe një palë çizme elegante, shkruan Kosovarja.

Për t’i dhënë një perfeksion paraqitjes së saj, këngëtarja e hitit “Let You Love Me”, kishte vendosur edhe bizhuteri dhe në sy mbante një palë syze me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, Rita javën e kaluar lansoi projektin e ri muzikor “You Only Love Me”, përmes të cilit konfirmoi se është martuar me regjisorin e njohur Taika Waititi./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]