Rita Ora ishte e sigurt që do t’i rriste pulset e ndjekësve teksa publikoi fotografitë të prapaskenës nga emisioni “The Jonathan Ross Show”.
Këngëtarja 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj në një veshje të zezë,
Një minifund të guximshëm të zi me prerje të shumta dhe pjesën e sipërme të përshtatshme, teksa i ndau këto imazhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo e kombinoi veshjen provokuese me një palë taka ari dhe kishte vendosur një gjerdan të trashë me diamantë të rremë dhe një palë vathë argjendi.
Rita dukej në elementin e saj në fotografi, përpara se t’i bashkohej prezantuesit Jonathan Ross dhe të ftuarve të tjerë në program.
Gjatë intervistës së saj, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj Taika Waititi është ‘personi i saj i preferuar’ dhe tha se mezi pret që së bashku me të, të bashkëprezantojë eventin e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2022.
Artistja shqiptare dhe regjisori i filmit, 47 vjeç, janë përzgjedhur që të prezantojnë mbrëmjen muzikore të çmimeve, e cila sivjet mbahet në Duseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor.
https://www.instagram.com/reel/CkJZvjTjvRH/?utm_source=ig_web_copy_link