fbpx

Rita Ora e uron babanë për ditëlindje: Faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur

nga Revista Kosovarja

Babai i artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik Sahatçiu  Ora, po feston sot më 13 mars ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim publik nga këngëtarja 31-vjeçare.

Rita ka postuat disa imazhe nga fëmijëria ku ajo shihet pranë babait të saj, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar.

“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar artistja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ndërkohë, kujtojmë që ditë më parë ylli i këngën “Anywhere” u bë pjesë e Javës së Modës në Milano, teksa u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waitit, motra Elena dhe vëllai Don.

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]