Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora kaq e qetë në krahët e bashkëshortit

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë në festën e eventit të ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në Hollywood të dielën.

32-vjeçarja dukej tejet atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan të tejdukshëm me dantellë pa sytjena poshtë tij.


Ajo i shtoi veshjes së saj një palë të brendshme të vogla të zeza, të cilat vinin në pah të pasmet e saj.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo mbrëmje, ku mes të tjerash shihej në shoqërinë e burrit të saj, Taika Waititi.

Moneytizer Paragrafi 4

Madje në një prej imazheve, çifti shihen të buzëqeshur dhe në afërsi të njëri-tjetrit, gati sa për të shkëmbyer një puthje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]