fbpx

Rita Ora kujton momentin kur u shpall “Ambasadore Nderi e Kosovës”

nga Revista Kosovarja

Në prag të përvjetorit të Pavarësisë, Rita Ora kujtoi një moment që nuk do ta harrojë kurrë.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me anë të rrjeteve sociale ka kujtuar një moment shumë të veçantë në karrierën e saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video të realizuar më 2015, ku u nderua nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Rita ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës”, meqë rast edhe ishte organizuar një pritje e veçantë në ambasadën e Kosovës në Londër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by love rita 💥 (@sarahmreynolds356)

“Ky moment <3”, ka shkruar Rita sipër videos, të cilën e shpërndau një ditë para se Kosova ta festojë përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.

Kujtojmë se Rita Ora para pak ditësh ka publikuar videoklipin e këngës “Bang”, në të cilin erdhi e veshur me motive kombëtare, duke treguar para botës edhe një herë prejardhjen e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]