Rita Ora, në fotografitë e fundit dukej mahnitëse me ndryshimin që kishte bërë në pamje.
Ylli i muzikës e veshur me një fustan me shkëlqim pozonte në prapaskenë gjatë xhirimeve për episodin e ardhshëm.
32 vjeçe, nuk është ngadalësuar me shumë angazhime të tjera të punës, përfshirë rolin e saj në panelin gjykues të spektaklit “The Masked Singer”, shkruan DailyMail.
Në fotografitë e siguruar nga DailyMail, ylli i muzikës pop dukej mahnitëse e veshur me një fustan mini me shkëlqim teksa pozonte në prapaskenë gjatë xhirimeve për episodin e ardhshëm.
Rita dukej joshëse teksa vinte në pah kofshët me një dekolte të lartë dhe mëngë të gjata.
Këto imazhe vijnë pak kohë pasi Rita ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të lezetshme të saj, ku shihej duke trembur bashkëshortin Taika Waititi, 47 vjeç, për të shënuar ditën e Shën Valentinit, të martën.
Rita më në fund konfirmoi muajin e kaluar se ishte martuar me bukuroshin Taika, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ‘ditë të veçantë’.