fbpx

Rita Ora merrë propozim për martesë nga i dashuri?

nga Revista Kosovarja

As një emoji aq i madh nuk mund të mbulonte të rejat më të fundit nga jeta private e Rita Orës.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram ku duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar nga një emoji.

Menjëherë fansat kanë aluduar se këngëtarja ka marrë një propozim martese nga regjisori i njohur Taika Waititi.

Kujtojmë se Ora dhe Waititi vendosën që të dilnin publikisht çift në prill të këtij viti. Ndërsa në maj, burime pranë tyre u shprehën se këngëtarja ishte transferuar në shtëpinë e tij në Sidnei.

Në lidhje me lajmin e propozimit për martesë as Rita dhe as regjisori i njohur nuk kanë reaguar. Por duke parë dhe gjykuar foton mund të themi se nuk mbetet shumë vend për t’u komentuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]