fbpx

Rita Ora nuk mbanë lotët kur flet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Ylli shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora këto ditë po qëndron në Tiranë ku edhe pritet të mbaj një koncert në sheshin “Skëndërbej”.

Krahas aktiviteteve që ka mbajtur, Rita dje u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin “Naim Frashëri”.

Ndërsa, sot 31-vjeçarja ka mbajtur një konferencë për media me kryetarin e Bashkësi së Tiranës, Erion Velija.

Ndër tjera, Rita nuk ka lënë pa përmendur rastin e dhunimi të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë persona të dyshuar që tronditi opinionin.

“Është e rëndësishme të tregojmë që ëndërrta bëhen realitet edhe nga vendi ynë I bukur. Sonte është një fest por dua të shfrytëzoj rastin të them se sa e rëndësishme është. E di çfarë ka ndodhur, një përvojë traumatike që ndodhi pak javë më parë, është shumë e rëndësishme të dim se si t’i rrisim fëmijët tanë dhe të ju japim mundësi fëmijëve se si t’i respektojmë femrat dhe të trajtohemi barabartë dhe të ndihemi rehat të ecim rrugës. Dhe shpresoj që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë duhet tu ndihmojë femrave dhe meshkujve që të mësojmë për të drejtat e barabarta”, shpreh ylli shqiptar e përlotur referuar rastit të dhunimit të së miturës.

Ndër tjera Rita tha gjithashtu se ndihet e privilegjuar që ndodhet në Tiranë dhe të performoj para fansave në vend. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]