fbpx

Rita Ora pas koncertit madhështor në Tiranë: Faleminderit që keni dalë për të bërë histori me mua

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora natën e 6 shtatorit mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Mijëra fansa u mblodhën në sheshin e kryeqytetit të Shqipërisë për të parë nga afër performancën e yllit të muzikës duke krijuar një atmosferë fantastike.

Dukjen e saj me motive shqiptare, Rita e plotësoi edhe me vallëzimin e “Valles së Shotës” që krijoi një atmosferë elektrizuese.

Pas koncertit, këngëtarja ka ndarë imazhe të shkrepura gjatë performancës ndërsa edhe ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm, dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për organizimin.

“Wow ende po përpunoj natën e mbrëmshme!! Faleminderit që keni dalë për të bërë histori me mua!! Unë jam shumë mirënjohës për secilin prej jush për realizimin e ëndrrave të mia!! Faleminderit të gjithë ekipit tim të produksionit, grupit dhe ekipit tim dhe të gjithëve që më ndihmuan të organizoja këtë shfaqje! Faleminderit Erion Veliaj dhe qytetit të Tiranës që e bëri këtë të ndodhë dhe na lejoi të festojmë të gjithë të rinjtë e Tiranës së bashku”, ka shkruar Rita sipër postimit.

https://www.instagram.com/p/CiOwuW1oniZ/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]