fbpx

Rita Ora pjesë e Eurovisionit këtë vit

nga Revista Kosovarja

Pjesë e edicionit të këtij viti të Eurovision do të jetë edhe Rita Ora.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, do të jetë e ftuar speciale e festivalit më të madh të këngës në Europë.

Ylli i njohur botëror do të performojë në natën e parë të Eurovisionit më 9 maj, kanë njoftuar organizatorët.

Ora do të këndojë disa prej hiteve më të njohura të saj, si dhe do të japë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” në skenën e Eurovisionit, që këtë vit do të mbahet në Liverpool.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]