fbpx

Rita Ora pozon duke pirë çaj derisa zbulon se ka përfunduar xhirimet e sezonit të ri të “The Masked Singer UK”

nga Revista Kosovarja

Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.

Këngëtarja, 30 vjeçe, bëri një postim në Instagram duke njoftuar për lajmin: “Shumë e lumtur dhe mirënjohëse që përfundova një tjetër episod mahnitës të The Masked Singer të këtij sezoni. Me të vërtetë të nderuar dhe sinqerisht për të ftuarit që kemi këtë vit! Shume e emocionuar!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Krijuesja e hiteve “How We Do” kishte veshur një bluzë gri, e cila mbante George Michael në foto me një palë xhinse blu, ndërsa u shfaq duke pozuar para një imazh të David Bowie.

Biondja vazhdoi përshkrimin: “Gjithashtu këtu është një foto mes meje dhe dy artistëve më të preferuar në botë, David dhe George”.

Ylli nga Kosova kishte lënë flokët bionde të lëshuara e të ndara anash, gjersa dukej magjepsëse në një rimel shkëlqyes.

Këngëtarja do t’i bashkohet panelit të përbërë nga Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan.

The Masked Singer nën prezantimin e Joel Dommett edhe këtë vit do ketë befasi të mëdha.

Artistja nuk është ndalur për asnjë moment duke qenë se së shpejti vjen edhe me këngë të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]