fbpx

Rita Ora publikon fotografi nga takimi i të ëmës me presidenten Vjosa Osmani

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot (e shtunë) në takim nënën e artistes së famshme ndërkombëtare, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora.

Ato janë takuar në zyrën presidenciale, të cilat mes shumë gjërash kanë diskutuar edhe për shëndetin mendor.

Fotografitë e tyre janë publikuar në rrjete sociale ku janë shprehur të lumtura për bashkëbisedimin e bërë.

Në lidhje me këtë është bërë një reagim edhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila publikon imazhe nga takimi i të ëmës me Osmanin.

“Dy nga inspirimet e mia në një dhomë”, është shprehur krijuesja e hitit “Hot Right Now”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Ora (@veraora)

Rita kujtojmë që u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015 nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Ajo është konsideruar si një Ambasadore e denjë për vendin tonë duke e promovuar vazhdimisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]