fbpx

Rita Ora publikon imazhe ku shfaqet joshëse për fansat nga bregdeti

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh fotografi nga aktivitetet e ndryshme profesionale, por nuk mungojnë edhe imazhet nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, 31-vjeçarja vendosi që në ditët më të nxehta të stinës, të publikojë për ndjekësit e saj disa fotografi, ku ajo është dukur vërtet ‘e nxehtë’.

Në faqen e saj zyrtare në Faceboook, interpretuesja e hitit “Coming Home” pozoi me bikini, në disa poza të realizuara në plazh.

Ajo u kujdes që të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat janë rezultat i një angazhimi të saj të devotshëm në palestër.

“Përpara se vapa të shkonte shumë”, shkroi bukuroshja e lindur në Prishtinë, në mbishkrimin e këtyre fotografive.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]