Bota e showbizit ndërkombëtar është tronditur pas vdekjes së ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne.
Ai thuhet se ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë i një hoteli në Buenos Aires, raporton Klankosova.tv.
E mërzitur për vdekjen e tij në mesin e qindra artistëve dhe fansave, është edhe Rita Ora. Ajo ndau një fotografi me Payne, të përqafuar.
“Pusho i qetë Liam Payne. Do të kujtohesh gjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe fansave”, ka shkruar Ora.
🕊️ | R.I.P. Liam Payne. You will always be remembered. Condolences to the family, friends and fans 💔 pic.twitter.com/RkcYJGTV1w
— Rita Ora | Daily News (@RitaOraEU) October 17, 2024