fbpx

Rita Ora shënon sërish ngjitje në top listat australiane – aktualisht kënga e saj është e nënta më e dëgjuar në Australi

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shijuar një eksperiencë të gjatë si trajnerë në spektaklin “The Voice Australia”.

Në fillim të këtij viti, ajo udhëtoi për në kontinentin e largët, për të shërbyer si njëra nga katër anëtarët e jurisë në atë që është kthyer në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Australi.

E duket se fama në rritje në Australi po i pasqyrohet edhe në rritjen e sukseseve të këngëve të saj në këtë kontinent.

Ndonëse kënga e saj “Bang Bang” është publikuar në shkurt të këtij viti, ajo tashmë ka shënuar një hyrje të re në top 10 këngët më të dëgjuara të momentit në iTunes, në Australi.

Kjo vjen edhe nga fakti se këtë këngë ajo e ka interpretuar live në një prej netëve të spektaklit “The Voice Australia”, i cili po transmetohet këto kohë atje.

Aktualisht “Bang Bang” është kënga e nëntë më e dëgjuar në Australi, teksa në top 100 janë edhe këngët e saj “Let you love me” dhe “For you” (bashkëpunim me Liam Payne) – të gjitha këto këngë vijnë si hyrje të reja.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]