fbpx

Rita Ora shfaqet plot stil në New York

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare,Rita Ora, arrië vëmendje edhe rrugëve teksa fotografohet nga paparacit.

Së fundmi është fotografuar duke shëtitur nëpër Aeroportin “John F. Kennedy” në New York City.


Këngëtarja  dukej se ishte në humor të mirë ndërsa buzëqeshi dhe bëri rrugën e saj rreth terrenit të qendrës së udhëtimit, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e saj erdhi vetëm pak kohë pas publikimit të këngës së saj më të re, “You Only Love Me”, të cilën e publikoi bashkë me klip të premten.

Ora kishte veshur një pallto të madhe ngjyrë bezhë të hapur, një palë pantallona të të njëjtës ngjyrë, çorape të bardha dhe një palë çizme ngjyrë kafe të çelur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]