fbpx

Rita Ora shijon kafen e mëngjesit rrugëve të New Yorkut pas stërvitjes

nga Revista Kosovarja

Rita Ora  shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një palë sytjena sportive ngjyrë të zezë në New York City.

Këngëtarja dukej se po merrte pak kohë për veten e saj ndërsa pinte një kafe duke u kthyer në shtëpi pas stwrvitjeve.

Ajo dukej mahnitëse, teksa tregonte me krenari fizikun e saj të tonifikuar.

Rita tregoi rezultatet fenomenale të stërvitjes së saj, duke veshur një palë streçe sportive.

Ndonëse i mbuloi sytë me syze dielli, ajo dukej se kishte një makijazh minimal të aplikuar në fytyrë për stërvitjen e saj intensive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]