Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora shijon muajin e mjaltit me burrin në vendlindjen e regjisorit

nga Revista Kosovarja

Rita Ora i nxiti fansat e saj në Instagram, duke i bërë të pyesin nëse fotografitë që ka publikuar së fundmi janë nga muaji i mjaltit – mes spekulimeve se ajo është martuar fshehurazi.

Mbi artikull

Këngëtarja me famë botërore publikoi në Instagram disa fotografi nga vizira e saj e fundit në Wellington, Zelanda e Re, shkruan The Mirror.

 

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Dy ditët e fundit isha kaq në këtë moment dhe tani jam kthyer! Qëndroni të sintonizuar”.

Kështu, 31-vjeçarja i bëri fansat të pyesin nëse udhëtimi i saj i vogël në anën tjetër të botës ishte muaji i saj i mjaltit.

https://www.instagram.com/p/ChjV03tPPEA/?utm_source=ig_web_copy_link

Dyshja thuhet se kanë shkëmbyer betimet në një ceremoni intime dhe “speciale” të mbajtur në Londër disa javë më parë.

Rita, 31 vjeçe, dhe regjisori, 46 vjeç, mësohet se kanë qenë në një lidhje që nga viti i kaluar dhe burimet thonë se dashuria e tyre u rrit pothuajse menjëherë.

Thashethemet për fejesën e tyre qarkullonin në mediat rozë prej muajsh. Tani, është spekuluar se çifti janë martuar.

As Rita dhe as partneri i saj nuk i kanë konfirmuar apo mohuar lajmet që kanë qarkulluar rreth martesës.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë marrëzisht”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]