fbpx

Rita Ora shkëlqen e veshur në të kuqe

nga Revista Kosovarja

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundi mori vëmedje me dukjen e saj në Javën e Modës në Milano.

Artistja ishte në qendër të vëmendjes derisa ishte pjesë e shfaqjes së markës “Prada”, ku mori pjesë edhe ylli televiziv, Kim Kardashian.

31-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, nuk po ndalet me postimet në Instagram ku po shfaqet plotë stil dhe mjaft provokuese, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka postuar imazhe të reja e veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të kuqe, bluzë dhe mini-fund.

Kjo veshje i ekspozonte linjat joshëse të këngëtares derisa ka pozuar ulur në një krevat.

Ndërkohë, kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në Itali, Rita po shoqërohet nga partneri i saj, regjisori Taika Waitit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]