Rita Ora, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe energjinë në skenë, ndezi atmosferën në Hamburg këtë fundjavë, teksa performoi në hapjen verore të Westfield Hamburg-Uberseequartier.
E veshur me reçipeta të zeza dantelle, pantallona të shkurta dhe çizme deri në gju, këngëtarja 34-vjeçare elektrizoi publikun me hitet “Hot Right Now” dhe “Your Song”.
Por, pas koncertit, një moment i pazakontë e priti Ritën jashtë skenës. Muzikanti viral Liam C, i njohur për serenatat e papritura ndaj yjeve si Dua Lipa dhe Stormzy, arriti të hipte në makinën e saj dhe i interpretoi live këngën “Dolla Dolla” me ukulele.
Rita, ndonëse reagoi me mirësjellje dhe një “Më pëlqeu shumë”, nuk arriti ta fshehë plotësisht sikletin, duke i lënë ndjekësit të komentojnë në rrjet: “Fytyra e saj i tha të gjitha”.
Pavarësisht momentit të çuditshëm, ylli shqiptar vazhdon të mbetet një forcë e pakonkurrueshme në skenën ndërkombëtare, duke sjellë stil dhe muzikë në çdo hap të karrierës së saj.