fbpx

Rita Ora shoqërohet nga burri edhe gjatë stërvitjeve

nga Revista Kosovarja

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshin në formë të mirë gjatë një seance në palestër çiftesh në Sydney.

Ylli i popit, dhe regjisori qeshnin ndërsa shkonin dorë për dore drejt stërvitjes.

Rita dukej plotë stil tërësisht në të zezë teksa tregoi fizikun e tonifikuar.

Taika gjithashtu dukej spotiv me një bluzë të bardhë dhe rozë me një kapele shumëngjyrëshe të përshtatshme.

Çifti ngriti temperaturat teksa pozuan për një fotosesion të nxehtë për “Vogue Australia” të këtij muaji.

Ata zbuluan në intervistë se sekreti i martesës së tyre të suksesshme është të lënë kohë për njëri-tjetrin.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]