fbpx

Rita Ora shpërblehet me çmimin “Ikona e Stilit” të Javës së Modës në New York

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e famshme Rita Ora dukej tejet me stil të enjten në mbrëmje teksa bëri një shfaqje mbresëlënëse në “Daily Front Row’s Fashion Media Awards”, të organizuar në Rainbow Room në Rockefeller Center të New Yorkut.

30 vjeçarja, bëri një hyre klasike në event e veshur me një fustan të zi, shkruan “Kosovarja”.

Artistja shqiptare u shpërblye me çmimin e Ikonës së Stilit.

Veshja e saj e zezë me mëngë voluminoze e bëri atë të dukej tejet atraktive, ndërsa vuri në pah linjat trupore.

Rita dukej edhe më tërheqëse ndërsa i kishte sytë e lyer errët dhe kishte vendosur pak shkëlqim në buzët e saj.

Të pranishëm në shfaqje ishin edhe supermodelja Gigi Hadid dhe Irina Shayk, të cilat po ashtu dukeshin tejet glamuroze.

Rita i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj për çmimin e marë, ndërsa nuk i kurseu edhe fotografitë tjera në Instagram.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]