fbpx

Rita Ora, shqiptarja e parë që pozon për kalendarin ikonik “Pirelli” – shfaqet nudo dhe provokative

nga Revista Kosovarja

Fotografi me famë botërore, Bryan Adams, ka realizuar së fundmi fotografi të artistes shqiptare Rita Ora lakuriq në vaskë, për kalendarin ikonik “Pirelli 2022”.

I njëjti gjatë këtyre ditëve ka qenë i ngarkuar edhe me realizimin e fotografive për të famshmet e tjera, përfshirë: Cher, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit ikonik të titulluar “On The Road”.

Dhe së bashku me zbulimin e yjeve të këtij viti, “Pirelli”, ka publikuar edhe një fotografi bardhë e zi të krijueses së shumë hiteve, Rita Ora, shkruan DailyMail.

Bryan, 61 vjeç, mund të shihet duke qëndruar në një tualet për të marrë pozën, ndërsa këngëtarja ulet në banjën e zbrazët duke u dukur sensacionale me këmbët e saj të trasha dhe takat e larta qiellore.

Krahu i saj i ngjyrosur është parë i varur nga ana e banjës, ndërsa ajo po mbante edhe stoli.

Në një deklaratë për shtyp, fotografi tha: “Në rrugë është vendi ku kam qenë për 45 vitet e fundit, sepse jeta e një muzikanti përbëhet nga rrugë, udhëtime, pritje në hotele, orë në prapaskenë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]