Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora uron muajin e krenarisë, tregon çfarë ka mësuar nga komuniteti LGBT+

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka postuar fotograi ku ka pozuar me flamurin shumëngjyrësh.

Mbi artikull

Ajo e shfrytëzoi rastin që t’ua urojë ndjekësve të saj muajin qershor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit me komunitetin LGBT+.

“Gëzuar muajin e Krenarisë. Këtë muaj ne festojmë dashurinë dhe pranimin, komuniteti LGBTQIA+ më ka mësuar shumë gjatë këtyre viteve, ata mbështesin njëri-tjetrin dhe përhapin mesazhe pranimi, tolerance dhe fuqie gjatë gjithë vitit. Të gjithë thonë DASHURI”, ka shkruar këngëtarja me origjinë nga Kosova në Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

Rita përndryshe po përgatitet që në korrik të publikojë albumin e saj të tretë në karrierë, “You & I”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]