Rita Ora zbulon grindjen me bashkëshortin e saj kur ai drejtoi klipin e ri të këngëtares

nga Revista Kosovarja

Rita Ora ka zbuluar një grindje me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Keqkuptimi mes tyre kishte ndodhur teksa ai drejtoi videoklipin e saj të ri.

Një video ku shfaq Ritën dhe një grup kërcimtarësh duke performuar përballë Fatboy Slim.

Ajo pranoi se ishte paralajmëruar për ndonjë grindje, duke treguar: ” Të gjithë thanë “mos e bëj, mos puno me ata që do, nuk funksionon kurrë”, dhe unë mendova pse jo?”,

Megjithatë, kur u pyet nëse kishte ndonjë tension, ajo rrëfeu: ‘E vetmja gjë për të cilën patëm frikë ishte për mua që u vonova në xhirime sepse grimi im nuk po shkonte siç duhet, ai thoshte: ‘Nxitoni, ne po humbasim dritë, po humbasim dritën’.

“Unë u përpoqa të telefonoja regjisorin Spike Jonze. Ai nuk ishte në dispozicion për të qenë në video. Dhe thash Taika është sekonda e mirë. Do të thotë, do të marr Taika. Unë do ta marr atë”, shtoi ajo.

“Është shumë bukur të jesh në gjendje të bashkëpunosh me ata që në të vërtetë e respekton. Më pëlqen shumë truri i Taikas. Ti më kupton se ku e kam fjalën? Kjo ishte ajo me të cilën u dashurova vërtet. Ai më mëson gjëra çdo ditë… ne ishim shtrirë dhe ishim vetëm duke parë një film”, u shpreh tutje Ora.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]