Hailey Bieber ditën e sotme ka bërë një rrëfim të shkurtër në Instagram duke zbuluar se 2023-ta i solli shumë vështirësi dhe momente të trishta.
Postimi dukej se lidhej me situatën me Selena Gomez ndonëse ajo vet nuk e saktësoi.
“Më pëlqen të bëj shaka për mënyrën se si ndihem sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj se po kaloj një periudhë të vështirë.
Por me të vërtetë që nga fillimi i vitit 2023, kam pasur disa nga momentet më të trishtuara, më të vështira që kam pasur ndonjëherë në jetën time dhe kam qenë e brishtë mendërisht dhe emocionalisht”, shkroi 26-vjeçarja.