fbpx

Rita uron me fjalët më të mira prindërit

nga Revista Kosovarja

Rita hapi arkivat e fotografive të prindërve.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, shpeshherë ndan në rrjete sociale detaje nga jeta e saj.

Me anë të postimit të fundit, këngëtarja shfrytëzoi rastin që t’i urojë prindërit me rastin e 30 vjetorit të martesës.

Ajo publikoi disa fotografi nga arkvia, ku përmbledh 30 vitet e lidhjes së prindërve të saj, përfshirë edhe ditën e martesës.

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ju e bëni dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si model ashtu edhe si ata që besojnë vërtetë në dashuri, që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë. ❤️”, shkruan Rita.

Këngëtarja ka disa muaj që është larg familjes, ngase po qëndron në Australi e angazhuar me disa projekte.

Rita atje nisi edhe lidhjen e re të dashurisë me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi.

https://www.instagram.com/p/CPDICs2DmgM/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]