Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Robert Berisha dhe Eriona Sejdiu ndajnë rrugët

nga Revista Kosovarja

ër një vit e gjysmë sa “Robi plaket kur don vet” është në transmetim, programi i Robertit ka pasur një krah të fortë bashkëprezantuesen Eriona Sejdiu.

Me pyetjet e saj provokuese por edhe kiminë televizive me Robertin, ajo u bë shpejt personazh i dashur për audiencën.

Por, një vit e gjysmë pas, këtij bashkëpunimi duket se i ka ardhur fundi.

Moneytizer Paragrafi 4

Burime të Prive kanë bërë të ditur se është ndërprerë bashkëpunimi me programin dhe bukuroshen do ta shohim vetëm edhe në një episod të “Robi plaket kur don vet” i cili është xhiruar paraprakisht.

Arsyet mbesin të panjohura, por besohet që pjesërisht lidhen edhe me kohën e kufizuar nga angazhimet e reja të Sejdiut e cila para pak ditësh e ka lansuar brand-in e saj të veshjeve.

Për ata që e duan Erionën në ekran, ajo do të vazhdojë në një prej serialeve vendore edhe në këtë sezon të ri teksa mbetet ende e paqartë se kush do ta pasojë atë në pozitën e bashkëprezantueses krah Robert Berishës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]