Këngëtarët ende janë të mllefosur për vendimin e mosmbajtes së dasmave këtë sezonë, e cila iu ka shkuar huq.
E sidomos tani me ‘lehtësimin e masave’ kur në lokalet e gastronomisë është ndaluar muzika prej orës 21, shkruan “Kosovarja”.
Kjo ka bërë që të reagojnë artistë të shumtë madje edhe duke paralajmëruar protestë bashkë me gastronomët.
Por, Robert Berisha po i hakmerret ndryshe ministrit Zemaj.
Duke mbajtur mbrëmje muzikore në Bujanoc ai sjellë momente të zjarrta nga atmosfera atje, ku ja çon edhe një selam ministrit.
‘Minister qka me bo na knojm në luginë…Jasha Bujanoci’, kaq shkruar Roberti sipër videos.
Rikujtojmë, se shumë shpejt Robert Berisha do të vijë me emisionin e tij ‘Robi plaket kur don vet’ në Klan Kosova./Kosovarja/