Këngëtari dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, ka ndarë mendimin e tij për një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet në çift, xhelozinë.
Gjatë një interviste, Roberti theksoi se xhelozia shpesh lind si pasojë e mungesës së diskutimit dhe mirëkuptimit mes partnerëve.
“Xhelozia ndodh kur nuk ka komunikim të mirë mes dy njerëzve. Nëse partneri të do dhe të respekton vërtet, nuk ka arsye që të lindë xhelozia”, është shprehur ai.
Deklarata e Robertit ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë shprehur dakord me mesazhin e tij, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe besimit në një marrëdhënie të shëndetshme, shkruan “Kosovarja”.