33
Roberti darkoi me modelen e njohur.
Robert Berisha mbrëmë shijoi një darkë me modelen e njohur italiane, Maria Bove.
Ishte Bove ajo e cila fillimisht publikoi videon në InstaStory nga vendi ku po darkonin, teksa e etiketoi këngëtarin.
Ndërsa, më pastaj Roberti e ripostoi atë video në llogarinë e tij në Instagram.
Maria Bove ndiqet nga një numër i madh personash në Instagram, ndërsa posedon edhe një markë të saj të veshjeve.
Nuk dihet se çfarë i bën bashkë Robertin dhe modelen italiane, puna, shoqëria apo diçka më shumë.